Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

A do të ketë një rikthim në muzikë për Era Istrefin

Lapsi.al 4 September 2021
A do të ketë një rikthim në muzikë për Era

Era Istrefi na ka bërë të gjithëve krenarë, jo vetëm me hitin ‘Bon Bon” që u dëgjua kudo në botë, por edhe me pjesëmarrjen e saj në këngën zyrtare të Kupës së Botës në bashkëpunim me emra shumë të njohur si Nicky Jam dhe Will Smith. Era vazhdoi të lançojë këngë të reja në gjuhën angleze, derisa papritur nuk solli më asnjë këngë.

Nuk dihet ende pse këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’ zgjodhi të na mungojë për një kohë kaq të gjatë, megjithatë së fundi na ka dhënë një lajm shumë të mirë.

Ajo jo vetëm që po rikthehet në muzikë, por po punon “më fort se djalli”, siç shkruan edhe vetë në postim.

Ndërkohë kujtojmë se, së fundmi Era është përfolur për një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Dyshimet nisën pasi kohëve të fundit këngëtarja është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë.

Madje u përfol se Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, mirëpo, burime për “Prive” treguan se këto lajme nuk janë të vërteta.

Nga vetë Era deri më tani nuk kemi patur asnjë koment në lidhje me këto thashetheme.

Të këshilluara

Kostumi legjendar i Elvis Presley në ankand

Pelerina e bardhë dhe kostumi i Elvis Presley-t do të dalin në ankand për vlerën prej 50,000 dollarësh. Ofertat do të hapen të shtunën nga “Kruse GWS Auctions”...

17:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI