Flash

Vetëplagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Vorë

Lapsi.al 3 September 2021
Vetëplagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Vorë

Një 34-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Vorë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:10.

I plagosuri, N. K., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

"Më datë 03.09.2021, rreth orës 04:10, në Vorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi N. K., 34 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI