Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Reuters: Qeveria e Kosovës do të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca

Lapsi.al 3 September 2021
Reuters: Qeveria e Kosovës do të shkatërrojë 133 mijë

Agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar për vaksinat e skaduara në Kosovë. Sipas kësaj agjencie, Qeveria e Kosovës ka vendosur të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca, pas datës së skadimit të tyre, pasi vendi po përballet me një rritje të ashpër të shkallës së vdekjeve nga koronavirusi.

Vaksinat që do të shkatërrohen ishin pjesë e një donacioni nga Norvegjia, ku data e skadimit ishte 31 gushti”, shkruan Reuters.

Reuters  shkruan se vendimi për shkatërrimin e vaksinave shkaktoi shumë kritika, ku disa njerëz edhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë.

“Mosgatishmëria për të marrë vaksina, vështirësitë teknike gjatë përpjekjes për të bërë një termin në internet dhe propaganda për dëmet nga vaksinat e kishin vënë Kosovën ndër vendet me normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë, me 15.7%”, shkruan kjo agjenci.

“Në shtatë ditët e kaluara 157 njerëz vdiqën në Kosovë nga infeksioni koronavirus, dhe më shumë se 12 mijë raste të reja u regjistruan në mesin e 1.8 milion qyetaarëve të këtij vendi”.

“Rastet e reja i atribuoheshin tubimeve të tilla si dasmat dhe heqja e plotë e kufizimeve. Duke filluar nga kjo javë, janë vendosur kufizime të reja, përfshirë orë policore nga ora 22:00. deri në 5 të mëngjesit”, ka shtuar Reuters.

“Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se shumë njerëz refuzuan të marrin vaksinën AstraZeneca pas “dezinformatave” se vaksinat tashmë kanë skaduar, gjë që i bëri njerëzit të qëndrojnë larg tyre”, shkruan Reuters.

“Në Kosovë njerëzit mund të zgjedhin midis vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/BionTech. Por për shkak të disa raporteve mbi vaksinat AstraZeneca, njerëzit kryesisht kanë zgjedhur Pfizer/BionTech (PFE.N), (22UAy.DE)”.

“Vitia tha se në ditët në vijim Kosova do të marrë 500 mijë vaksina Pfizer/BionTech nga Shtetet e Bashkuara, dhe 250 mijë vaksina AstraZeneca nga Gjermania dhe Italia si donacione”, përfundon shkrimi në Reuters.

 

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI