Flash

Meta: Të ngrihet Komisioni Hetimor Parlamentar për largimin e 60 mijë fëmijëve nga Shqipëria

Lapsi.al 3 September 2021
Meta: Të ngrihet Komisioni Hetimor Parlamentar për largimin e 60

Presidenti Ilir Meta kërkon nga Kuvendi i ri ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e largimit masiv të fëmijëve nga Shqipëria. Duke iu referuar të dhënave të EUROSTAT, sipas të cilave, mbi 60 000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit, kreu i shtetit shpreh shqetësimin për destinacionin final të tyre.

"Sipas të dhënave të bëra publike nga EUROSTAT, mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020).

Mbi 82 përqind e tyre janë nën moshën 14 vjeç. Thellësisht i shqetësuar për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria, veçanërisht për faktin se destinacioni i tyre final është i paqartë, e mbështes kërkesën e CRCA/ECPAT dhe inkurajoj ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar gjendjen dhe vendodhjen e tyre, analizuar arsyet dhe përgjegjësit, si dhe rekomanduar masat efikase me qëllim ndërtimin e një strategjie konkrete shtetërore për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm", tha Meta.

Kreu i shtetit thekson se duhet të bëjmë gjithçka për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë për të siguruar jetën dhe shëndetin e tyre.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI