Flash

Mbollën arat me kanabis, arrestohen babë e bir në Vorë

Lapsi.al 3 September 2021
Mbollën arat me kanabis, arrestohen babë e bir në Vorë

Babë e bir në Vorë janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike. Ndërkohë nën hetim është vënë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve. Në pranga janë vënë E. M., 32 vjeç dhe H. M.

Nën hetim janë vënë B. K., 33 vjeç, me detyrë inspektori i pyjeve dhe A. G., 51 vjeç, ( kryeplaku i fshatit) të dy për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

“Vorë/Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë dy shtetas (babë e bir) dhe procedohen penalisht kryeplaku i zonës dhe inspektori i pyjeve.

Vihen në pranga edhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Gurët e zinj” Vorë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 32 vjeç dhe H. M., (babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. K., 33 vjeç, me detyrë inspektori i pyjeve dhe A. G., 51 vjeç, ( kryeplaku i fshatit) të dy për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI