Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Lil Nas X i famshmi i parë transgjinorë në pritje të një fëmije

Lapsi.al 3 September 2021
Lil Nas X i famshmi i parë transgjinorë në pritje të

Lil Nas X po pret një fëmijë, në fakt jo fiks kështu!

Ditën e sotme reperi i ka habitur të gjithë teksa publikoi disa foto të tij me barkun e rrumbullakosur. Sigurisht që reperi nuk është në pritje të ëmbël, por i përdori këto foto për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për publikimin e albumit të tij të ri.

Ai ka zbuluar se albumi me titullin “Montero”, do të publikohet në 17 shtator.

“Surprizë! Nuk mund ta besoj që më në fund po njoftoj këtë gjë. Pakoja ime e vogël e lumturisë “Montero” do të dalë në 17 shtator 2021”, shkruan reperi amerikan përkrah fotove të tij.

Ai ka treguar për “People” se vendosi të realizonte këto foto pasi dëgjoi një varg të Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime” për herë të parë.

“Në ato momente mendova ‘Oh Zot është e mrekullueshme’, kështu menjëherë telefonova stilisten time. Ajo më tha ‘Wow, të gjitha do të vijnë bashkë. Albumi yt. Fëmija yt. Dhe unë thashë ‘Po, ky është fëmija im. Si një shaka, ajo më tha ‘Po, ti duhet të bësh një set fotografik shtatzënë’. Dhe unë i thashë ‘E di çfarë? Kjo është brilante. Tani kemi gjithë këtë gjë që do të publikohet dhe do të jetë e mrekullueshme”, ka treguar reperi.

Të këshilluara

Cila është risia më e fundit e Apple

Apple pritet të jetë partner me Globalstar për të sjellë lidhjen e komunikimit satelitor në modelet e iPhone 13 që pritet të hidhet në treg në të ardhmen. Lajmi...

14:47

Publikohet data e rikthimit të Spice Girls

Grupi i famshëm ikonik i vajzave, “Spice Girls” kanë njoftuar se po rikthehen me versionin e ri të albumit të tyre debutues, në përvjetorin e 25-të të lansimit ...

15:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI