Flash

Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie/ PD: Provokim ndaj shoqërisë shqiptare

Lapsi.al 3 September 2021
Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie/ PD: Provokim

Partia Demokratike ka reaguar për emërimin e ish-kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Deputeti i opozitës që pritet të hyjë në Kuvend, Enkelejd Alibeaj përmes një shënimi në facebook, thotë se emërimi i tij si ministër i Drejtësisë është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare.

Teksa ka publikuar një fragment nga përgjimi i Bild për zgjedhjet në Dibër, Alibeaj shkruan se zgjedhja e Ulsi Manjës në një nga ministritë më të rëndësishme cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj.

“Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI