Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Dua Lipa nuk do të jetë pjesë e Met Gala

Lapsi.al 3 September 2021
Dua Lipa nuk do të jetë pjesë e Met Gala

Dua Lipa nuk do të jetë pjesë e “Met Gala” që do të zhvillohet këtë vit. Sipas mediave të huaja, këngëtarja shqiptare nuk do t’i bashkohet pjesës tjetër të të ftuarve për shkak të angazhimeve në një tjetër profesion, atë të aktrimit.

Ajo ishte e ftuar në këtë event në mesin e shumë personazheve të famshëm, por duke qenë se ka nisur xhirimet e filmit të saj të parë, “Argylle” e ka pasur thuajse të pamundur prezencën atje.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të luajë në film përkrah Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson.

“Argylle” bazohet në romanin e Ellie Conway, që mban të njëjtin titull. Filmi tregon historinë e spiunit numër 1 në botë dhe aventurat e tij ndërkombëtare në Amerikë, Londër dhe destinacione të tjera nëpër botë.

Kujtojmë se më herët ajo u përfshi në telashe, për shkak se një fotograf i kërkon dëmshpërblim. Ajo u padit për një foto të publikuar në Instagram, të drejtat e së cilës i kishte një paparac.

Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ylli ishte fotografuar në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë ndau imazhin me fansat ‘pa leje ose autorizim’. Fotoja u fshi, ndërsa Dua i detyrohet një dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh.

Integral Images kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt 2021 – pas postimit të Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Të këshilluara

Drake zbulon detajet nga albumi i tij i ri

“Certified Lover Boy” kështu quhet albumi më i Drake që mesa duket do të përmbajë bashkëpunime me emra shumë të mëdhenj të botës së muzikës. Teksa të gjithë po ...

12:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI