Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Drake zbulon detajet nga albumi i tij i ri

Lapsi.al 3 September 2021
Drake zbulon detajet nga albumi i tij i ri

“Certified Lover Boy” kështu quhet albumi më i Drake që mesa duket do të përmbajë bashkëpunime me emra shumë të mëdhenj të botës së muzikës. Teksa të gjithë po presin me padurim publikimin e tij, së fundmi një sërë tabelash në qytete të ndryshme në SHBA kanë zbuluar se cilët artistë do të jenë pjesë të albumit. Ata konfirmuan duetet me Lil Durk, Ty Dolla Sign, Giveon Young Thug, Future, 21 Savage, Lil Baby, Yebba dhe Project Pat. Ndërkohë në mesin e gjithë këtyre tabelave, ishte një më e veçanta që “çmendi” të gjithë fansat. Ajo u shfaq në New York dhe në të lexohej “Hej New York, the GOAT është në CLB.” Për të gjithë ata që nuk e dinë G.O.A.T- Greatest of All Times, do të thotë më i miri i të gjitha kohërave. Pas këtij lajmi, kanë nisur dyshimet se “GOAT” i referohet Jay-Z, ndërsa disa të tjerë aludojnë se bëhet fjalë për Nicki Minaj. Më herët, Drake ka triumfuar në “Billboard Music Awards” pasi arriti të rrëmbejë çmimin si ”Artisti i dekadës”. Ai u ngjit në skenë për të pranuar çmimin bashkë me të birin 3 vjeçar, Adonisin dhe falenderoi nga skena familjen e tij. Këtë fjalim, ai e përfundoi duke ngritur në krahë Adonisin, të cilit i dedikoi dhe çmimin.

Të këshilluara

Cila është risia më e fundit e Apple

Apple pritet të jetë partner me Globalstar për të sjellë lidhjen e komunikimit satelitor në modelet e iPhone 13 që pritet të hidhet në treg në të ardhmen. Lajmi...

14:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI