Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Cila është risia më e fundit e Apple

Lapsi.al 2 September 2021
Cila është risia më e fundit e Apple

Apple pritet të jetë partner me Globalstar për të sjellë lidhjen e komunikimit satelitor në modelet e iPhone 13 që pritet të hidhet në treg në të ardhmen. Lajmi është bërë publik nga nga një njoftim i analistit të Apple, Ming-Chi Kuo.

Bëhet fjalë për një version të personalizuar të çipit bazë të Qualcomm X60, që pritet të përdorë Apple në iPhone 13, i cili do të mbështesë komunikimet satelitore të orbitës së ulët (LEO).

Përdoruesit e iPhone 13 do të jenë në gjendje të përdorin shërbimet e komunikimit satelitor të Globalstar në pajisjet e tyre, nëse Apple partnerizohet me ofruesin e shërbimit të komunikimit satelitor LEO, u mësua sipas raportimeve të Kuo-s.

Po kështu, Apple mund të përdorë edhe komunikimin satelitor në kufjet e ardshme të Apple AR dhe Apple Car.

Apple pritet të lançojë serinë e re të iPhone 13 këtë. Karakteristika e lidhjes së komunikimit satelitor do ta bëjë iPhone 13 më tërheqës për konsumatorët, pasi do t’u mundësojë atyre të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe në zona që nuk kanë mbulim standard 4G ose 5G.

IPhone 12, i lançuar vitin e kaluar, është smartphone i parë i Apple i pajisur me 5G.

Të këshilluara

Publikohet data e rikthimit të Spice Girls

Grupi i famshëm ikonik i vajzave, “Spice Girls” kanë njoftuar se po rikthehen me versionin e ri të albumit të tyre debutues, në përvjetorin e 25-të të lansimit ...

15:20

Eminem refuzon Grammy-n publikisht

Eminem së fundmi ka habitur të gjithë ndjekësit e tij me deklaratën lidhur me çmimet “Grammy’. Ai ka thënë s ekurrë më nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ...

14:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI