Flash

Zgjerohet gjatë natës vatra e zjarrit në Malin e Thatë, preket edhe Parku Kombëtar i Galiçicës

Lapsi.al 1 September 2021
Zgjerohet gjatë natës vatra e zjarrit në Malin e Thatë,

Vatra e zjarrit në Malin e thatë është zgjeruar gjatë natës duke prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës në Pogradec. Sipas të dhënave një grup pune prej 10 vetash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës. Sipërfaqja e përshkruar është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk.

Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca njerëzore për shuarjen e tyre. Zjarri vijon prej 4 ditësh në këtë zonë ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI