Flash

Përse Eminem nuk mer pjesë tek eventi i çmimeve Grammy

Lapsi.al 1 September 2021
Përse Eminem nuk mer pjesë tek eventi i çmimeve Grammy

Ai është një nga artistët më të vlerësuar në historinë e “Garmmy”, por nuk duhet të prisni që ta shihni Eminem më në spektaklin e famshëm të çmimeve. Reperi e ka bërë shumë të qartë qëndrimin ndaj “Grammy” dhe madje nuk i ka ndarë kurrë kritikat ndaj eventit.

Tashmë në mes të deklaratave kundër çmimeve “Grammy”, fansat kanë nisur të publikojnë një intervistë të hershme të Eminem, në të cilën ai shpjegon se beson se spektakli përdor artistët e hip hopit si një pikë shitjeje, ndërkohë që nuk ju jep kurrë çmimet e mëdha.

“Jam lodhur me të parë këtë gjë. Për çfarëdolloj arsye, ata gjithmonë thonë se do e fitosh çmimin albumi i vitit, që ishte diçka shumë e madhe. Unë mendoj se tashmë nuk është më diçka e madhe”, është shprehur Eminem në një intervistë.

Ai ka shpjeguar se është lodhur shumë teksa shikon se si artistët që promovohen nga eventi madhështor largohen duarbosh pa asnjë çmim.

“U ula në shtëpi këtë vit për Grammy dhe pashë Jay dhe Kendrick që nuk morën çmim dhe mendoja se njëri prej tyre do e merrte. Mos na merrni në spektakël, për të na përdorur si pikë shitjeje për spektaklin tuaj dhe të vrisni çdokënd çdo herë. Pas kësaj pike, ju thashë mos më kërkoni më të vijë këtu. Ju lutem mos më kërkoni. Përgjigja ime është jo për 1 milionë vite, nuk do të vijë më kurrë në Grammy”, është shprehur ai.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI