Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Pas shumë kritikave për vendndodhjen, reagon Loredana

Lapsi.al 1 September 2021
Pas shumë kritikave për vendndodhjen, reagon Loredana

Para disa ditësh Loredana udhëtoi drejt jugut të Shqipërisë, ku u takua me disa kolegë të saj. Fillimisht ajo u takua me Ledri Vulën dhe familjen e tij. Po ashtu ajo ndau në rrjete sociale foto me Ylli Limanin, me të cilin përflitet se do të vijë në një bashkëpunim.

Por ajo që ju ka bërë shumë përshtypje të gjithë ndjekësve të reperes ishte fakti se në çdo postim ajo shënonte ishullin grek, Mykonos, si lokacion, ndërkohë që ndodhet në jug të Shqipërisë. Por Loredanës i shpëtoi një detaj që e tradhtoi. Në një postim dallohej targa shqiptare në një makinë, gjë që tregonte shumë qartë se ku ndodhej.

Pikërisht për këtë veprim të saj, Loredana mori shumë kritika nga fansa e kolegë të saj. Enca ishte një nga ato që e ironizoi fare hapur përmes rrjeteve sociale.

Enca publikoi ditën e sotme disa video nga liqeni i Pogradecit dhe përfitoi nga rasti të thumbonte Loredanën. Teksa shprehej e lumtur që ndodhej e vetme duke shijuar liqenin e Pogradecit, ajo shkroi me ironi:

“Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur, që simbolizon një njeri gënjeshtar.

Dhe më në fund pas gjithë këtyre kritikave dhe ironive, Loredana vendosi të reagonte. Ajo ka publikuar një tjetër video nga Palasa dhe ka zbuluar lokacionin e vërtetë. Përkrah videos së saj ajo ka shkruar: “Shqipëri”, shoqëruar me emojin e një zemre të kuqe. Megjithatë reperja nuk ka shpjeguar ende se pse vendosi të gënjente ndjekësit për vendndodhjen e saj.

Të këshilluara

Enca një kunj për Loredanën

Loredana udhëtoi disa ditë më parë drejt jugut të Shqipërisë, ku u takua me Ledri Vulën dhe familjen e tij. Madje ajo ndau në rrjete sociale disa imazhe shumë t...

17:23

Së shpejti , "Jungle Cruise 2"

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se filmi "Jungle Cruise" do të vijë së shpejt me një pjesë të dytë. Kompania "Disney" deklaroi se xhirimet për filmin...

15:00

Ndërron jetë nipi i aktores Sharon Stone

Aktorja Sharon Stone ka zbuluar  së  fundmi se ka ndërruar jetë nipi i saj 11-muajsh, River Stone. Përmes rrjetit të  saj social, Instagram, aktorja publik...

14:14

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI