Flash

Meghan Markle: Ardhja në jetë e vajzës një bekim nga zoti

Lapsi.al 1 September 2021
Meghan Markle: Ardhja në jetë e vajzës një bekim nga zoti

Ardhja në jetë e së bijës ishte një bekim nga Zoti për Meghan Markle pas abortit që pësoi kohë më parë.

E bija e çiftit lindi pak muaj më parë dhe u pagëzua me emrin e veçantë, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor.

Meghan dhe Harry e mbajtën të fshehtë lajmin e ëmbël për disa muaj për shkak të abortit, por dhe për arsyen sepse kishin menduar ta ndanin me botën në një ditë të veçantë.

“Meghan ndjen se ishte me të vërtetë një bekim na Zoti. Por këtë herë, ata ishin të kujdesshëm të mos i tregonin askujt. Vetëm në fund të vitit ata të dy filluan të ndiheshin më të relaksuar. Lajmi i tyre ishte sekret derisa Meghan ishte në tremujorin e dytë, duke e ndarë përfundimisht gëzimin e tyre me botën më 14 Shkurt, në të njëjtën ditë kur gazetat britanike kishin njoftuar se Diana ishte shtatzënë me Harry-n.“, tha një burim.

Përsa i përket raporteve me familjen mbretërore, kunatat, Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë lënë në të shkuarën të gjitha mëritë dhe keqkuptimet që kanë pasur më herët dhe kanë vendosur që të pajtohen.

Më herët, një burim tha për prestigjiozen “US Weekly” se Meghan dhe Kate po shkojnë shumë mirë dhe kanë komunikuar gjatë me njëra-tjetrën kohët e fundit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI