Flash

Dialogu Kosovë Serbi, Kurti: Takimi i tretë në vjeshtë

Lapsi.al 1 September 2021
Dialogu Kosovë Serbi, Kurti: Takimi i tretë në vjeshtë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr sot pjesë në Forumin e Bled-it në Slloveni. Nga atje, Kurti ka folur për procesin e negociatave Kosovë-Serbi dhe për reformat e procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë sot se pret që takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet në vjeshtë.

Kështu ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar për Tanjug, duke thënë se deri janë mbajtur dy takime në mes tij dhe Vuçiç dhe se takimi i tretë mund të mbahet në vjeshtë.

Ai ka thënë se megjithatë kjo varet nga ndërmjetësi i negociatave, Josep Borell dhe nga Përfaqësuesi Speciale, Miroslav Lajcak.

“Ne kemi pasur dy takime, dhe ndoshta do ta kemi edhe të tretin në vjeshtë, por kjo varet edhe nga ndërmjetësuesit z. Borel dhe z. Lajcak”, ka thënë Kurti për Tanjug. transmeton Express.

I pyetur se çfarë pret nga pjesëmarrja e sotme në Forumin në Bled, ai tha se pret që të vërtetohet rëndësia e BE -së për Ballkanin Perëndimor dhe anasjelltas.

“Unë pres që më tej do ta afirmojmë rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për njëri-tjetrin. BE-ja duhet të jetë e mbrojtur dhe unë besoj që reformat e brendshme dhe zgjerimi i jashtëm i BE’së janë komplementare me njëra-tjetrën”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkohë emisari i BE’së, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot do të zhvillojë takime të ndara më Kurtin dhe Vuçiçin, e në të cilat do të flitet për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. /GazetaExpress/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI