Flash

Organizonin lojëra fati, arrestohen dy administratorë lokalesh në Lezhë

Lapsi.al 31 August 2021
Organizonin lojëra fati, arrestohen dy administratorë lokalesh në

Policia e Lezhës ka arrestuar dy administratorë lokalesh, pasi janë konstatuar se organizonin aktivitetin e lojërave të fatit, i cili konsiderohet i paligjshëm.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë prangosur Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” , Lezhë.

Këta të fundit janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e subjekteve të tyre, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularë.

"Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 2 administratorë subjektesh.

Sekuestrohen 5 pajisje elektronike për lojëra fati, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Lezhë, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë Lezhë kanë konstatuar në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, 2 subjekte (lokale) ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të  fatit.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të administratorëve të subjekteve, shtetasve: Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” , Lezhë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e subjekteve të tyre, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun dhe në këtë kuadër Policia e Lezhës fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit", njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI