Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Naomi Campbell flet për karrierën si supermodele

Lapsi.al 31 August 2021
Naomi Campbell flet për karrierën si supermodele

Naomi Campbell e di saktësisht se nga çfarë ka hequr dorë për të qenë supermodelja e njohur dhe e suksesshme që të gjithë e njohin sot.

Në një intervistë për The Cut, të publikuar këtë javë, ajo thotë:

"Unë do thoja se sakrifica e vërtetë është gjetja e një shpirti binjak që të kupton."

Campbell, e cila nuk është martuar kurrë, shtoi:

"Unë jam e fortë, por gjithashtu jam e ndjeshme. E di që në marrëdhënie, më duhet të bëj kompromise."

Edhe pse për momentin beqare, modelja ka patur disa lidhje publike. Në vitin 1993, ajo u fejua për pak kohë me basistin e U2, Adam Clayton. Më pas, u fejua me Flavio Briatore, një biznesmen italian, me të cilin u nda në 2002-shin, pas katër vitesh lidhje.

Naomi Campbell zbulon nga çfarë hoqi dorë, për një

NAOMI CAMPBELL FLAVIO BRIATORE BASHKU NË 1999.

Naomi ka qenë gjithashtu e lidhur me Leonardo DiCaprio, Usher dhe Robert DeNiro në të kaluarën - si dhe me ish-këngëtarin e One Direction, Liam Payne dhe reperin britanik Skepta, vitet e fundit.

Edhe pse nuk u fol kurrë për një lidhje të radhës, këtë vit supermodelja arriti një gjë që e donte gjithmonë: mëmësinë.

"Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj", shkroi ajo ndërsa njoftoi ardhjen e vajzës së saj në Instagram në maj, duke vazhduar: "Sa e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që unë tani ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe."

Mbetet e panjohur se kush është babai biologjik i foshnjës së Campbell, megjithëse thuhet se ajo ka qenë në një lidhje sekrete me një të dashur amerikan për gati dy vjet, sipas The Sun. Supermodelja ende nuk e ka zbuluar emrin e vajzës së saj.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI