Flash

Mbushi makinën plot me emigrantë, arrestohet 29-vjeçari

Lapsi.al 31 August 2021
Mbushi makinën plot me emigrantë, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 29-vjeçar i cili u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm. I riu i kishte premtuar emigrantëve, se kundrejt pagesës, do i dërgonte në një vend të BE. Ai ishte duke kaluar në autostradën Elbasan-Tiranë me mjetin e tij tip “Rang Rover”, kur u pikas nga policia. Fillimisht i riu nuk i është përgjigjur thirrjes së efektivëve dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin, si dhe ka bërë të mundur arrestimin e të riut.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI