Flash

Enca një kunj për Loredanën

Lapsi.al 31 August 2021
Enca një kunj për Loredanën

Loredana udhëtoi disa ditë më parë drejt jugut të Shqipërisë, ku u takua me Ledri Vulën dhe familjen e tij. Madje ajo ndau në rrjete sociale disa imazhe shumë të ëmbla me Poem Blu, vajzën e reperit. Gjithashtu Loredana ndau disa foto me Ylli Limanin, me të cilin po përflitet se do të vijë me një bashkëpunim.

Mirëpo ndjekësit e Loredanës ka vënë re se në të gjitha postimet e saj të fundit ajo nuk tregon vendndodhjen e vërtetë. Reperja ka vendosur si lokacion në postime ishullin Mykonos, që ndodhet në Greqi, ndërkohë që të gjithë e dinë se ajo ndodhet në Shqipëri. Po ashtu ndjekësit kanë vënë re në një postim të Loredanës targa shqiptare në një makinë.

Për këtë arsye ajo ka marrë një thumb nga këngëtarja tjetër Enca. Kjo e fundit ka postuar sot në Instagram disa video nga liqeni i Pogradecit dhe shprehet shumë e lumtur që ndodhet atje për të pushuar. Fillimisht në një video ajo ka vendosur si lokacion “Brazil”, por më pas ka zbuluar se ndodhet në Pogradec.

“Ç’Brazil le***. Ku ka si Pogradeci”, shkroi këngëtarja më pas.

Të këshilluara

Së shpejti , "Jungle Cruise 2"

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se filmi "Jungle Cruise" do të vijë së shpejt me një pjesë të dytë. Kompania "Disney" deklaroi se xhirimet për filmin...

15:00

Ndërron jetë nipi i aktores Sharon Stone

Aktorja Sharon Stone ka zbuluar  së  fundmi se ka ndërruar jetë nipi i saj 11-muajsh, River Stone. Përmes rrjetit të  saj social, Instagram, aktorja publik...

14:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI