Flash

Dogji aksidentalisht sipërfaqen me pemë, procedohet penalisht 69-vjeçari në Shijak

Lapsi.al 31 August 2021
Dogji aksidentalisht sipërfaqen me pemë, procedohet penalisht

Është proceduar penalisht një 69-vjeçar në Shijak, që dyshohet se ka vendosur zjarrin një sipërfaqe toke.

Sipas policisë, është proceduar penalisht A. Ç, nga fshati Çezmeli, pasi nga pakujdesia ka djegur një sipërfaqe të mbjellë me pemë në pronësi të A. Sh.

"Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në Shijak, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:

A. Ç., 69 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia në fshatin Çezmeli, Shijak dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë, në pronësi të shtetasit A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI