Flash

Atentati me 4 plumba në sy të fëmijëve/ Shpallet në kërkim autori i dyshuar për tentativën e vrasjes së Edison Begaj

Lapsi.al 31 August 2021
Atentati me 4 plumba në sy të fëmijëve/ Shpallet në

Atentati që iu bë Edison Begajt në derën e shtëpisë në fundin e muajit Maj, në Kaninë të Vlorës është zbardhur pas 3 muajsh. Policia ka rënë në gjurmët e autorit të cilin e ka shpallur në kërkim. Ai është identifikuar si Mitri Prifti, 36 vjec, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Mbrëmjen e 29 majit, rreth orës 23:25, një person i kamufluar me rroba polici priti Edisonin, i cili ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët. Sapo doli nga makina, 36-vjecari i maskuar erdhi nga rruga kryesore duke iu drejtuar makinës dhe qëlloi me 4 plumba duke plagosur Edison Begajn. Në një distancë shumë të afërt, ai e qëlloi me armë fillimisht në bark, Begaj filloi të sprapsej dhe disa nga plumbat e kapën në pjesën e këmbëve.

Nuk dihet ende shkaku i plagosjes së Begajt por pista kryesore mbetet trafiku i drogës, për të cilin është dënuar më parë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI