Flash

Përse Selena Gomez hoqi dorë nga jeta virtuale

Lapsi.al 30 August 2021
Përse Selena Gomez hoqi dorë nga jeta virtuale

Selena Gomez duket se po hyn në një fazë të re në karrierën e saj, me mençuri, optimizëm dhe me një gjendje shpirtërore më të shëndetshme.

Këngëtarja, aktorja dhe sipërmarrësja ka folur pak kohë më parë për revistën Elle, për opinionin publik me të cilin u përball, gjatë kohës që luftonte edhe me probleme të shëndetit mendor.

"Për ca kohë, u ndjeva si një objekt."- tha Gomez, e cila ka jetuar në qendër të vëmendjes që kur ishte një fëmijë.

Në vitet e fundit, presioni i vëmendjes u shtua për shkak të një ndarjeje shumë publike me Justin Bieber në 2018-ën. Në të njejtë kohë iu nënshtrua një transplanti të veshkës për shkak të diagnozës së saj të lupusit, dhe më pas kërkoi trajtim për shëndetin mendor.

Megjithëse ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar ndjehej sikur peshën më të madhe e hoqi, duke përjetuar kaq shumë sfida në të njëjtën kohë.

Për të rimarrë kontrollin e shëndetit mendor, Gomez vendosi të sakrifikojë faqen e saj të Instagramit, dhe në vitin 2017-ën, ia la asistentit të saj fjalëkalimin dhe menaxhimin e llogarisë.

"Unë nuk e kam atë në telefonin tim, kështu që nuk tundohem më. Papritur më është dashur të mësoj se si të jem vetëm me veten time." thotë Gomez.

"Në të kaluarën, mund të kaloja orë të tëra duke parë jetën e njerëzve të tjerë. Do ta gjeja veten duke parë se çfarë hante dikush dy vjet më parë. Unë as nuk i njihja shumë persona! Tani e marrë informacionin në mënyrën e duhur. Kur miqtë e mi kanë diçka për të më thëne, ata më telefonojnë. Ky telefon i vogël i vogël që kishte 150 milionë njerëz në të, kur e lash, ishte një lehtësim i madh për mua."

Të këshilluara

Cili është hapi i rradhës i Netflix?

Kompania ka pushtuar tregun e transmetimit të videove në Amerikë. Cili është hapi i saj i ardhshëm? Ndërkohë që u imponuan karantinat vitin e kaluar, njerëzi...

12:32

Kanye dhe Kim drejt një ribashkimi?

Dyshja e famshme Kim Kardashian dhe Kanye West po mendojnë seriozisht për një ribashkim të tyre. Madje po thuhet se ata duan të tërheqin kërkesën për divorc. ...

11:26

Ndahet nga jeta Ed Anser

Aktori i njohur, Ed Asner, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga familja e tij gjatë ditës së djeshme përmes një deklarate....

10:22

A$AP Rocky planifikon fejesën me Rihanna-n

Rihanna dhe partneri i saj,  reperi A$AP Rocky janë përfolur shpesh në media për romancën e tyre të dashurisë. Së fundmi një burim i afërt konfirmoi për ‘Us ...

11:27

Pink në zi, humb njeriun e saj të dashur

Pink ka zbuluar së fundmi se babai i saj, Jim Moore ka ndërruar jetë. Përmes rrjetit të saj social, Instagram , Pink postoi një foto bardh e zi duke kërcyer ...

10:35

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI