Flash

Lufta në Afganistan/ 9 datat që bënë historinë e konfliktit

Lapsi.al 30 August 2021
Lufta në Afganistan/ 9 datat që bënë historinë e

Me fluturimin e avionit të fundit amerikan që largohej nga Afganistani, i erdhi fundi luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë janë disa nga datat kulmore të kësaj lufte.

11 shtator 2001: U goditën kullat binjake në Nju Jork.

7 tetor 2001: Një koalicion i udhëhequr nga SHBA bombardoi objektet e talebanëve dhe al-Kaedës në Afganistan. Goditjet synuan Kabulin, Kandaharin dhe Jalalabadin. Talebanët, të cilët kishin marrë pushtetin pas një okupimi 10-vjeçar të sovjetikëve që u pasua nga një luftë civile, refuzuan të dorëzojnë udhëheqësin e al-Kaedës, Osama Bin Laden.

13 nëntor 2001: “Aleanca Veriore”, një grup rebelësh anti-talebanë të mbështetur nga forcat e koalicionit të NATO-s morën Kabulin.

7 shkurt 2009: Presidenti amerikan Barack Obama miratoi një rritje të madhe të numrit të trupave të dërguar në Afganistan. Në kulmin e tyre, ata numëruan rreth 140 mijë ushtarë.

28 dhjetor 2014: NATO përfundoi operacionet e saj luftarake në Afganistan. Edhe SHBA tërhoqi mijëra trupa. Shumica e atyre që mbeten u fokusuan në trajnimin dhe mbështetjen e forcave afgane të sigurisë.

29 shkurt 2020: SHBA dhe talebanët nënshkruan në Doha të Katarit një "marrëveshje për të sjellë paqe" në Afganistan. Aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe NATO -s ranë dakord të tërheqin të gjithë trupat brenda 14 muajve nëse militantët mbështesin marrëveshjen.

13 prill 2021: Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se të gjitha trupat amerikane do të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator të këtij viti.

16 gusht 2021: Në pak më shumë se një muaj, talebanët pushtuan Afganistanin, duke marrë kontrollin e qyteteve në të gjithë vendin, përfshirë edhe Kabulin. Forcat afgane të sigurisë u rrëzuan përballë avancimit të talebanëve.

31 gusht 2021: SHBA përfundon tërheqjen e saj nga Afganistani. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI