Flash

Kosova shtrëngon masat, kthen në kufi dhjetëra shqiptarë të pavaksinuar dhe pa test

Lapsi.al 30 August 2021
Kosova shtrëngon masat, kthen në kufi dhjetëra shqiptarë

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për shkak të situatës së Covid-9 në Kosovë, të cilat do të qëndrojnë deri më 13 shtator. Dhjetëra shtetas të Shqipërisë janë kthyer nga pala kosovare, pasi nuk kishin test dhe certifikatë vaksinimi, ndërkohë që në Morinë ka një fluks të hyrjeve të kosovarëve për në Shqipëri pa dëshminë e asnjë dokumenti.

Sipas masave të reja të gjithë personat e pa vaksinuar që do të hyjnë në Kosove edhe përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigjen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë. Por, testi nuk do të jetë i nevojshëm në rast se qytetari ka dëshmi të vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

Të njëjtat masa vlejnë edhe për shtetasit e Shqipërisë, që duan të futen në Kosovë. Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën bilancin më tragjik, 36 viktima nga koronavirusi. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI