Flash

Raporti i CDC: Personat e pavaksinuar janë 29 herë më të rriskuar për të përfunduar në spital nga COVID

Lapsi.al 29 August 2021
Raporti i CDC: Personat e pavaksinuar janë 29 herë më të

Një raport i publikuar të martën nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) doli në përfundimin se njerëzit e pavaksinuar kanë pothuajse pesë herë më shumë gjasa të infektohen dhe mbi 29 herë më shumë të shtrohen në spital me Covid-19.

Raporti shqyrtoi 40 mijë raste me COVID në Los Angelos nga 1 majI deri më 25 korrik, kohë kur varianti Delta ishte bërë me dominues.

“Personat e vaksinuar kanë më pak gjasa të kenë forma të rënda të sëmundjes dhe mund të kenë vetëm simptoma të lehta,” tha Sharon Balter, një nga autoret e studimit dhe drejtoreshë e sëmundjeve infektive në Departamentin e Shëndetit Publik të Qarkut Los Angeles, për NBC News.

“Në të njëjtën kohë, për shkak se personat e vaksinuar mund ta marrin Covid dhe mund të kenë simptoma të lehta, ne i inkurajojmë ata të mbajnë maska ​​për të parandaluar përhapjen tek personat e pavaksinuar të cilët mund të sëmuren rëndë,” tha Balter.

Edhe pse varianti delta shtoi ndjeshëm numrin e rasteve pozitive të Covid, studiuesit zbuluan se vaksinat ende ofronin mbrojtje efektive kundër simptomave të rënda.

“Këto të dhëna të shkallës së infeksionit dhe shtrimit në spital tregojnë se vaksinat e autorizuara ishin mbrojtëse kundër infeksionit të rëndë gjatë një periudhe kur transmetimi i variantit Delta ishte në rritje,” thuhej në raport.

Angela Rasmussen tha se gjetjet duken “në përputhje me shumë të dhëna që vijnë: Delta shkakton më shumë raste por vaksinimi zvogëlon format kritike dhe rastet e vdekjes”. 

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, makina përplas motorin

Një aksident është shënuar rreth orës 20:30 në Lunogmare të Vlorës. Drejtuesi i një motori është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e aksidentit.  I lënduari ë...

21:50

Kamioni përplas vajzën e mitur në “Astir”

Një fëmijë i mitur është përplasur mbrëmjen e sotme nga një kamion në zonën e “Astirit” rreth orës 19:00. Qytetarët i kanë shkuar me shpejtësi në ndihmë së mitu...

19:46

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI