Flash

Erdogan pritet në Mal të Zi nga zëvendëskryeministri Abazoviç

Lapsi.al 29 August 2021
Erdogan pritet në Mal të Zi nga zëvendëskryeministri

Erdogan po qëndron për një vizitë një ditore në Mal të Zi pasi qëndroi në shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës. I pari i shtetit turk është takuar edhe zëvendëskryeministrin, Dritan Abazoviç, i cili e kishte mikpritur në Aeroportin e Podgoricës.

Erdogan tha se ai shpresonte që Turqia-Mali i Zi të kapërcejë krizën tregtare të shkaktuar nga pandemia.

“250 milionë dollarë janë qëllimi kur bëhet fjalë për tregtinë, të cilën ne e përcaktuam në takim dhe mbi të cilin do të vazhdojmë të punojmë. Sektori privat turk ekziston në Mal të Zi dhe vendi ynë është në dhjetë vendet e para që investojnë në Mal të Zi. Vlera e projekteve që Turqia ka zbatuar në Mal të Zi është mbi 20 milionë ”, tha ai dhe shtoi se do të vazhdojnë të investojnë në projekte në Mal të Zi.

Ai theksoi se Ballkani është i rëndësishëm për Evropën “Mali i Zi vazhdon të respektojë aktivitetet në kohë paqeje dhe ne duhet të përgëzojmë për hapat domethënës që vendi juaj po ndërmerr drejt integrimit në BE. Shpresojmë që së shpejti të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”.

Presidenti Milo Gjukanoviç tha se “marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Turqisë janë miqësore. Marrëdhëniet ndërshtetërore janë zhvilluar dhe falë anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, ne jemi bërë partnerë”.

Erdogan ishte për vizitë në shtetin boshnjak teksa ka hapur një xhami dhe ishte kumbar i një dasme.

 

 

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, makina përplas motorin

Një aksident është shënuar rreth orës 20:30 në Lunogmare të Vlorës. Drejtuesi i një motori është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e aksidentit.  I lënduari ë...

21:50

Kamioni përplas vajzën e mitur në “Astir”

Një fëmijë i mitur është përplasur mbrëmjen e sotme nga një kamion në zonën e “Astirit” rreth orës 19:00. Qytetarët i kanë shkuar me shpejtësi në ndihmë së mitu...

19:46

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI