Flash

Arrestohet për kultivim të lëndëve narkotike 21-vjeçari në Vermosh

Lapsi.al 29 August 2021
Arrestohet për kultivim të lëndëve narkotike

Operacioni nga Komisariati i Policisë, Malësia e Madhe në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Shkodër. Kapet dhe vihet në pranga një prej anëtarëve të një grupi të strukturuar  kriminal  në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e personave  të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A.L., 21 vjeç, banues në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim , në formën e një grupi kriminal, pasi në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe asgjësuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas në bashkëpunim me katër shtetas të tjerë ku vijon puna intensive për identifikimin , kapjen dhe arrestimin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Moskallezim i krimit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

 

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, makina përplas motorin

Një aksident është shënuar rreth orës 20:30 në Lunogmare të Vlorës. Drejtuesi i një motori është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e aksidentit.  I lënduari ë...

21:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI