Ditën e djeshme mediat e huaja bënë ditur se një grup hajdutësh vodhën makinën tip BMW të Tom Cruise teksa ai ishte duke xhiruar “Mission: Impossible 7” në Birmingham. Mediat e huaja raportojnë se makina e përdorur nga Cruise u vodh jashtë Grand Hotel.
“Një BMW X7 u vodh në Church Street ditën e martë dhe u mor sërish në një kohë të shkurtër”, tha policia në një deklaratë.



“Mission Impossible 7” po xhirohet këto kohë në Londër, ndërsa më herët stafi i filmit ishte në Venecia.
Vitin e shkuar në Itali, në muajin shkurt, xhirimet u ndalën për shkak të përhapjes së koronavirusit atje. Puna rifilloi në shtator me trupën që u spostua nga Italia, në Norvegji, e tashmë në Britani. Në tetor, xhirimet u ndalën sërish pasi 12 pjesëtarë të stafit dolën pozitiv në testin e koronavirusit.