Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

E fejuar apo jo? Camila Cabello shuan dyshimet e fansave

Lapsi.al 28 August 2021
E fejuar apo jo? Camila Cabello shuan dyshimet e fansave

Camila Cabello i bëri të gjithë fansat e saj të dyshonin se ajo mund të ishte fejuar me Shawn Mendes për shkak të një videoje të publikuar në TikTok. Në video ajo shfaqet duke kërcyer me këngën e saj “Don’t go yet” dhe në dorën e majtë shihet se mban një unazë diamanti. Pikërisht ky detaj i bëri fansat të mendonin se ajo dhe Mendes e kishin çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

Mirëpo Camila ju ka dhënë fund këtyre dyshimeve teksa ishte e ftuar në “The Tonight Show starring Jimmy Fallon”.

“Ohh, ky është lajm? Jo, njerëz”, u shpreh ajo duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.

“Ai nuk më ka propozuar dhe unë nuk jam e fejuar”, qartësoi më tej këngëtarja.

Cabello shpjegoi më tej se ajo nuk e mban mend se në cilën dorë mbahet unaza e fejesës dhe se ky ishte një gabim i madh.

“Ju betohem në Zot, nuk e di se në cilën dorë vendoset unaza e fejesës, kështu që ndonjëheë mund ta vendos në dorën e djathtë. Dua që të më ndriçoni, cila dorë është dora e fejesës? Sepse unë nuk e di. Prindërit e mi janë të martuar dhe të dy i kanë humbur unazat. Kështu që as nëna ime nuk mund të ma tregonte. Ajo mund të më shpëtonte nga kjo gjë, por ajo nuk mund ta bëj, sepse as ajo nuk e di”, u shpreh këngëtarja.

Të këshilluara

Rita Ora lancon këngën "Seaside"

Këngëtaeja Rita Ora  ka publikuar ditën e sotme këngën e saj  më të re. Kënga “Seaside”është një bashkëpunim me tre këngëtarët: Diane Warren, Sofia Reyes...

18:00

Johan Hill: Instagrami,"vrasësi më i madh"

Aktori Jonah Hill ka folur së fundmi për rrjetet sociale. Aktori e ka përshkruar rrjetin social Instagram, si vrasësin më të madh të brezit aktual dhe ka thë...

16:00

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI