Flash

Mark Marku jep dorëheqjen si deputet: PD mbron vetëm interesat e Bashës dhe Berishës

Lapsi.al 27 August 2021
Mark Marku jep dorëheqjen si deputet: PD mbron vetëm interesat e

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri.  Ai ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të cilin ia besuan qytetarët e qarkut të Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit. Marku shkruan se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe as nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri, pasi partia po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës. Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura.

Duke qenë se sipas tij këto kritika nuk kanë marrë zgjidhje në PD, Marku ka zgjedhur të lërë mandatin e tij të deputetit.

“Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica” mësohet të ketë deklaruar Marku në fjalën e tij të dorëheqjes.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI