Flash

Afganët e parë akomodohen në 2 hotele në Durrës/ Siguri e lartë, mjekë e psikologë për ta

Lapsi.al 27 August 2021
Afganët e parë akomodohen në 2 hotele në Durrës/ Siguri

Avioni me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja, ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit, ndërsa tashmë ata janë strehuar në Durrës, në ambientet e dy hoteleve. Ambienti i njërit prej tyre, hotel “Belvedere”, është i rrethuar me forca të shumta të policisë për të garantuar sigurinë e afganëve që do të qëndrojnë në Shqipëri. Në këtë hotel janë strehuar 60 afganë. Siç është theksuar, në hotel ka mjekë që do të kujdesen për shëndetin e afganëve, edhe sipas protokolleve për Covid-19, si dhe psikologë, nisur nga situata e rënduar prej nga ata vijnë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI