Flash

A do të jetë Luana Vjollca prezantuesja e këtij sezoni të Portokallisë

Lapsi.al 27 August 2021
A do të jetë Luana Vjollca prezantuesja e këtij sezoni të

Luana Vjollca këto kohë ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv. Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Moderatorja nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Ndërkohë që të gjithë kanë dyshime, Luana i ka hedhur benzinë zjarrit me një postim të bërë së fundmi në Instagram. Ajo ka publikuar disa foto të saj, në të cilat shihet me një kanotiere ngjyrë portokalli dhe përkrah imazhit ka shkruar: “Pa hë, çfarë ka të re?”.

Menjëherë pas këtij postimi kanë nisur komentet nga miq të saj dhe fansa. Ajo që bie në sy është fakti se komentet i lidhin të gjithë me ngjyrën portokalli.

Kështu kanë nisur dyshimet se këtë sezon, Luana Vjollca mund të marrë drejtimin e spektaklit të humorit “Portokalli”. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, këtej e tutje Luanën nuk do e shohim më në ekran të shtunave, por të dielave. Sezonin e shkuar “Portokallia” u drejtua nga Fjoralba Ponari dhe Salsano Rrapi, ndaj prite të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë me spektaklin.

Kujtojmë se këto kohë Luana është përfolur edhe se mund të jetë larguar përfundimisht nga “Top Channel”. Burime për “Gazeta Express” bënë me dije se Luana po largohet nga ky televizion dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.

Të këshilluara

Aksidentohet aktorja e 'Black Panther 2'

Aktorja Letitia Wright ka përfunduar në spital pas një aksidenti të ndodhur në xhirimet e vazhdimit të filmit të ardhshëm “Black Panther 2”. Sipas mediave, a...

16:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI