Flash

Përkeqësohet situata pandemike, Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund të hiqen nga ”lista e sigurt” e BE

Lapsi.al 26 August 2021
Përkeqësohet situata pandemike, Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund

Situata me pandeminë e koronavirusit është përkeqësuar ndjeshëm në vendet e rajonit ku varianti Delta, po shkakton shifra rekord të infektuarish. Kosova raportoi mbi 2500 raste ditore, të mërkurën, ndërsa rastet e vdekjes prej ditësh janë më dy shifra.  Spitalet janë drejt ezaurimit të kapaciteteve, dhe nuk mungojnë as rastet e rënda. Situata mbetet e rëndë edhe në Maqedoninë e Veriut ku në 24 orët e fundi u shënuan 29 humbje jetësh,mes të cilëve edhe një 21 vjeçar. Përkeqësimi i krizës shëndetësore duket se do të behet shkas që Kosova dhe Maqedonia e Veriut të hiqen nga lista e Bashkimit Europian,  me të ashtuquajturat shtete të sigurta.

Radio Evropa e lirë që citon burime të besueshme, thotë se Sllovenia si vend kryesues i BE, ka përpiluar një listë të re të vendeve, ndaj të cilave duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në shtetet anëtare.

Lista do të votohet gjatë ditëve në vazhdim.  Përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mësohet se BE-ja ka përfshirë në listën e vendeve të pasigurta edhe Malin e Zi, Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe Libanin.Në parim, nga vendet që nuk janë në listën e shteteve të sigurta, udhëtimet lejohen vetëm për arsye të domosdoshme. Nëse shifrat do të vijojnë të rriten me të njëjtat ritme , edhe Shqipëria rrezikon të zhvendoset shpejt në listën e zezë të BE.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI