Flash

Ndarja nga Oriola Marashi, flet Eros Grezda

Lapsi.al 26 August 2021
Ndarja nga Oriola Marashi, flet Eros Grezda

Para disa javësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Fillimisht dyshimet nisën pasi ata të dy nuk ndiqeshin më në Instagram dhe më vonë nuk munguan thumbat në rrjete sociale nga modelja.

“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe”, shkruhej në një postim që shpërndau Oriola.

Edhe miqtë e dyshes konfirmuan se Oriola dhe Erosi ishin ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjioze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Lajmin e ndarjes e ka kofirmuar së fundmi edhe Eros Grezda, në një intervistë për “Panorama Sport”, ku nuk i shpëtoi dot pyetjeve për modelen bukuroshe.

Si është e vërteta me modelen Oriola Marashi, pas lajmeve të publikuara në rrjet për një ndarje mes jush?

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë.”

Cili ka qenë shkaku i ndarjes?

“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë.”- ka rrëfyer Grezda.

Të këshilluara

Aktori i njohur turk shtrohet në spital

Aktori  turk, Kubilay Aka i njohur për rolin e Xhelasun në serialin Çukur,ka përfunduar në spital.  Sipas mediave turke, Kubilay ka humbur ndjenjat në shtë...

17:10

Ndërron jetë aktori i njohur turk

Aktori turk,Metin Çekmez ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare . Aktori vuante prej kohësh nga kanceri dhe po merrte mjekimkohët e fundit në Spitalin Shtet...

14:37

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI