Flash

Gjykata e Ferizajt: Dardan Krivaqa me 10 vepra penale

Lapsi.al 26 August 2021
Gjykata e Ferizajt: Dardan Krivaqa me 10 vepra penale

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka mohuar deklaratat se i dyshuari kryesor Dardan Krivaqa për vrasjen e 18 vjeçares, ka 136 raste penale. Sipas gjykatës, Krivaqa ka të evidentuara gjithsej dhjetë vepra penale, prej tyre nëntë të përfunduara, ndërsa vetëm një është e papërfunduar.

Ishte dje Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që tha se Dardan Krivaqa ka 136 raste penale.

Sveçla tha se është e çuditshme se si një kriminel me 136 vepra penale është endur i lirë dhe ka vazhduar të kryejë vepra të tjera.

“Është e çuditshme se si një kriminel me 136 vepra mund të endet haptas i lirë dhe të vazhdojë me shkelje të panumërta të ligjit”, u shpreh ai ndër të tjera.

Sipas Gjykatës Themelore të Ferizajt, nga verifikimi i regjistrit elektronik të lëndëve SMIL i pandehuri Dardan Krivaqa është gjykuar me vendime të formës së prerë për veprat penale si vijon:

“Më 05.02.2021, është gjykuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, nën paragrafi 1.4 të KPRK-së për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.03.2021.

Më 03.11.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohën prej dy (2) vjet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale, i cili vendim ka marr formën e prerë më 15.01.2021.

Më 04.08.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë në vazhdim nga neni 253 paragrafi 1  nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 dhe 71 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, i cili vendim ka marr formën e prerë 18.05.2021.

Ndërsa lëndë të përfunduara ndaj të pandehurit D.K, si i mitur, janë të përfunduara nga gjykata si vijon:

Më 08.10.2014, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragraf 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së sipas propozimit për shqiptimi e masës edukative, ndaj të njëjtit është pushuar procedura penale për shkak se të miturit D.K. (tani madhor) i është shqiptuar dënim me burgim si madhor nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Më 07.06.2010 për shkak të veprës penale detyrimi nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së dhe veprës penale kanosje nga neni  161 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masa edukuese – dërgimi në institucionin edukativo korrektues për të mitur në  kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili vendim ka marr formën e prerë më 21.12.2010.

Më 14.01.2010 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 të KPK-së, për të cilin masa edukative e dërgimit në institucionin edukativo korrektues sipas vendimit të datë 16.04.2008 i zëvendësohet me urdhërim për punë në dobi të përgjithshme,

Më 09.06.2008 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 lidhur me nenin  23 të KPK-së për të cilën i është shqiptuar masa edukative, dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.02.2009.

Më 08.02.2008 për shkak të veprës penale nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 lidhur me nenin  23 të KPK-së, për të cilën i është caktuar masa edukuese – mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 09.04.2008.

Më 28.01.2008 për shkak të veprës penale nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masa e dërgimit në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 18.02.2008.

I pandehuri D.K. në Gjykatën Themelore në Ferizaj, lëndë të papërfunduar ka të evidentuar vetëm një (1) rast dhe atë për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të KPK-së, sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Ferizaj të datë 09.12.2014.

Gjykata më 18.02.2015 ka caktuar dhe mbajtur seancën për shqyrtim fillestar, në të cilin të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

Gjykata ka caktuar shqyrtimet gjyqësor në këtë çështje penale, në këto data: më 23.09.2015; 09.02.2016; 09.11.2016; 01.07.2019; 15.10.2020, si dhe janë ndërmarr veprime të shumta procedural”, njofton gjykata.

Dardan Krivaqa është arrestuar dy ditë më parë, pas dy ditësh në arrati nën dyshimet për vrasjen e partneres së tij 18-vjeçe Marigona Osmani. Gjykata Themelore e Ferizajt dje i ka caktuar një muaj paraburgim Krivaqës për vepren penale “vrasje e rëndë”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu mbizotërojnë motin në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të...

07:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI