Flash

Vdekja e 18-vjeçares, detaje nga autopsia: Kishte politraumë

Lapsi.al 25 August 2021
Vdekja e 18-vjeçares, detaje nga autopsia: Kishte politraumë

Për 18-vjeçaren nga Ferizaj, M. Osmani, së cilës dje iu dha lamtumira e fundit, ende nuk ka raport të autopsisë, përveç një certifikate e cila i është dorëzuar familjes të së ndjerës, me t’ua dorëzuar trupin Mjekësia Ligjore.

Kështu ka bërë të ditur Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, e cila zbuloi, se në atë certifikatë përmendet qartë se në rastin e vrasjes së 18-vjeçares, ka të bëhet me disa trauma.

”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka certifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike”.

”Certifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë”.

Ajo pohon se kur të përfundohen edhe dy lloje tjerash analiza, atëherë përmbyllet raporti nga Mjekësia Ligjore apo ekspertët e mjekësisë.

Ajo shpjegon: ”Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Balaj për mediat në Kosovë.

Ngjarja ndodhi në Ferizaj të Kosovës,  ku dy të rinjtë pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjeçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt.

Të këshilluara

Rikthehen shirat, ulen temperaturat në vend

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës do të sjelli një sistem me vr...

07:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI