Flash

Rritja e shifrave me Covid-19/ Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat: Situata mund të menaxhohet

Lapsi.al 25 August 2021
Rritja e shifrave me Covid-19/ Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon

Pavarësisht shtimit të numrit të personave të infektuar me Covid-19 javët e fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat duke theksuar se situata është nën kontroll.

Zv/ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se në javët në vazhdim do të ketë një shtim të kontrolleve për zbatimin e aktit normative për parandalimin e përhapjes së pandemisë, kryesisht në lidhje me përdorimin e maskës në ambiente publike.

"Tani duket dhe më e qartë që numri i të infektuarve në Shqipëri është i shtuar ndjeshëm. Ju sjell në vëmendje se numri i të infektuarve të pavaksinuar është 32 herë më shumë i të vaksinuarve. Nga ana tjetër, edhe ata që janë në forma të rënda dhe të shtruar në spitale, shumica janë të pavaksinuar. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i të shtruarve në spitale është ndjeshëm më i ulët. Vitin e kaluar kemi pasur të mbushur Covid 1 dhe mbi gjysmën e Covid 2. Kjo tregon që situata është më e kontrolluar dhe këtyre indikatorëve që i kemi analizuar sot i përgjigjet mirë niveli i masave që kemi në fuqi", tha Rakacolli.

Rakacolli u shpreh se bazuar në nivelin e deritanishëm të infeksionit, nuk ka probabilitet për shtyrje të afatit të hapjes së shkollave.

Të këshilluara

Rikthehen shirat, ulen temperaturat në vend

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës do të sjelli një sistem me vr...

07:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI