Flash

Përplasi me makinë vajzën 27-vjeçare dhe u largua, arrestohet shoferi në Korçë

Lapsi.al 24 August 2021
Përplasi me makinë vajzën 27-vjeçare dhe u largua,

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për shkak se akuzohet se ka përplasur një vajzë me makinë.

Sipas policisë i arrestuari është B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen P. Q., 27 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i aksidentit, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë, ndërsa 27-vjeçarja pas mjekimit të marrë në Spital, u largua në banesë.

"Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen P. Q., 27 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i aksidentit, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë, ndërsa 27-vjeçarja pas mjekimit të marrë në Spital, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”", njofton policia. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI