Policia informon se aksidenti në Shkodër mund të ketë ndodhur prej mjegullës. Një 16-vjeçar humbi jetën pasi teksa drejtonte një motokorrëse hyri nga një rrugë dytësore në kryesore dhe u përplas nga një furgon.
Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në komisariat kurse 16-vjeçari vdiq në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/WhatsApp-Video-2021-08-24-at-9.23.58-AM.mp4"][/video]