Flash

John Travolta tregon bisedën me të birin 10 vjeçar pas vdekjes së bashkëshortes

Lapsi.al 23 August 2021
John Travolta tregon bisedën me të birin 10 vjeçar pas vdekjes

Aktori John Travolta ka zbuluar së fundmi  bisedën  që bëri me djalin e tij, Ben pas vdekjes së bashkëshortes, Kelly Preston në korrik të vitit 2020.

I ftuar në emisionin e Kevin Hart, “Hart to Heart”, John tregoi se pas vdekjes të Kelly-t, ai u detyrua të bëjë një bisedë emocionale rreth vdekjes me djalin e tij.Ai më tha një herë: “Pasi nëna ndërroi jetë, kam frikë se ti do të shkosh”. Unë i thashë: “Epo, është një gjë shumë e ndryshme”. Dhe pastaj i bëra dallimin në lidhje me jetëgjatësinë time dhe jetën e saj të kufizuar. Unë i thashë: “Por ti e di, Ben…ti gjithmonë do të vërtetën dhe unë do të të them të vërtetën për jetën. Askush nuk e di se kur do të shkojnë apo kur do të qëndrojnë. Vëllai yt Jett u largua në moshën 16-vjeçare. Shumë i ri. Nëna jote u largua në moshën 57-vjeçare”. Ishte shumë e re. Por kush do të thotë se mund të vdesë nesër? Çdokush mundet. Pra, le ta shikojmë atë si pjesë të jetës. Ju nuk e dini saktësisht se kur do të largoheni. Thjesht bëni më të mirën tuaj në përpjekjen për të jetuar sa më gjatë që mundeni", rrëfeu ai . Preston ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare pas një beteje me kancerin e gjirit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI