Flash

Ishte duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Pogradec 56-vjeçari nga Kamza

Lapsi.al 23 August 2021
Ishte duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Një person është arrestuar nga policia për shkak se është kapur duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm.

I arrestuari është . Q., 49 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Ai është ndaluar në Pogradec duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

"U kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 49 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Sipas MeteoAlb: Dita e sotme vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore nga mesdita deri në mbrëm...

07:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI