Flash

Ambasada e SHBA-së në Tiranë i bashkohet thirrjes për lirimin e Navalny: Mbahet padrejtësisht

Lapsi.al 23 August 2021
Ambasada e SHBA-së në Tiranë i bashkohet thirrjes për

Ambasada e SHBA në Tiranë, i është bashkuar thirrjes së Misionit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, për të liruar nga burgu udhëheqësin e opozitës ruse Alexey Navalny. Ambasada publikoi një video-mesazh në “Facebook”, ku kujton helmimin e Navalnyt një vit më parë, shërimin e tij në Gjermani dhe kthimin e tij në Rusi, ku u arrestua dhe po mbahet në burg prej 200 ditëve.

"Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Sipas kësaj thirrje, populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Sipas MeteoAlb: Dita e sotme vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore nga mesdita deri në mbrëm...

07:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI