Flash

Jesy Nelson largohet nga grupi muzikor, probleme me shëndetin mendor

Lapsi.al 22 August 2021
Jesy Nelson largohet nga grupi muzikor, probleme me shëndetin mendor

Jesy Nelson tashmë është larguar nga “Little Mix”.

Prej muajsh, ajo nuk është më një e katërta e grupit të vajzave jashtëzakonisht të suksesshme. Nelson është gati të publikojë këngën e saj të parë solo dhe thotë se është më e lumtur se sa ka qenë prej vitesh.

Në vitin 2019, Jesy bëri një dokumentar të fuqishëm për jetën e saj me ‘tre vajzat e tjera’, të quajtur “Odd One Out”. Ajo foli për mënyrën se si e kishte krahasuar gjithmonë veten me anëtaret e tjerë të “Little Mix”.

Ajo kishte provuar si një këngëtare solo, por gjyqtarët vendosën që ishte më e përshtatshme për të qenë në një grup, në një nga paraqitjet në X Factor. Artistja u bashkua me Leigh ‑ Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards – për të formuar grupin e vajzave “Rhythmix”, i cili më vonë u quajt “Little Mix”.

Një muaj më vonë, njoftoi se po largohej nga grupi për t’u kujdesur për shëndetin e saj mendor.

Të këshilluara

Jason Statham, baba për herë të dytë

Aktori Jason Statham dhe bashkëshortja e tij, modelja Rosie Huntington Whitely do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin u bë i ditur nga vetë Rosie e cil...

12:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI