Flash

Beyonce, gati albumi i ri i frymëzuar nga karantina

Lapsi.al 22 August 2021
Beyonce, gati albumi i ri i frymëzuar nga karantina

Beyonce ka njoftuar se do ta publikojë albumin e ri, i cili u frymëzua nga koha e kaluar në karantinë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Pas më shumë se një viti të kaluar në studio në përgatitjen e materialeve të reja muzikore, diva e muzikës pop i ka thënë revistës Harper’s Bazaar se po vjen muzika. Ajo ka treguar se shpesh i duhet shumë kohë dhe madje edhe një vit i tërë për të gjetur ato melodi që i përshtaten plotësisht stilit të saj.

Megjithatë, 39-vjeçarja (e cila më 4 shtator feston 40-vjetorin) ka theksuar se edhe pas kaq shumë vitesh karrierë, ndjen të njëjtin pasion dhe dashuri sikurse në fillim. Edhe pse ende nuk ka shumë detaje në lidhje me albumin e ri, ajo që dihet është se albumi u frymëzua nga koha e kaluar në izolim dhe padrejtësitë e ndryshme që ndodhën gjatë asaj periudhe.

“Në këtë botë, në robëri dhe plot padrejtësi, mendoj se të gjithë jemi gati të duam, udhëtojmë dhe qeshim përsëri”, ka deklaruar Beyonce.

Të këshilluara

Jason Statham, baba për herë të dytë

Aktori Jason Statham dhe bashkëshortja e tij, modelja Rosie Huntington Whitely do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin u bë i ditur nga vetë Rosie e cil...

12:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI