Flash

Angelina Jolie hap Instagram, postimi i parë bëhet viral (FOTO)

Lapsi.al 22 August 2021
Angelina Jolie hap Instagram, postimi i parë bëhet viral (FOTO)

Angelina Jolie iu bashkua Instagramit për një arsye madhore. Jolie postoi letrën e një vajze adoleshenteje afgane, emri i vërtetë dhe vendodhja e së cilës është e paqartë.

"Tani, njerëzit e Afganistanit nuk po komunikojnë dot në në rrjetet sociale dhe nuk po shprehen lirshëm,” tha Jolie mbishkrimin e postimit. “Kështu që unë erdha në Instagram për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat themelore të njeriut."

Në letër, vajza shkruan për frikën se kthimi i talebanëve do t'i japë fund jetës së saj shkollore, duke thënë se "të gjithë ne jemi përsëri të burgosur". "Para se të hynin talebanë...të gjithë kishim të drejta, ishim në gjendje t'i mbronim lirisht të drejtat tona. Por kur ata vijnë, të gjithë kemi frikë prej tyre dhe mendojmë se të gjitha ëndrrat tona janë zhdukur."

Në postim, Jolie shkruan: "Unë isha në kufirin e Afganistanit dy javë para 11 shtatorit, ku takova refugjatë afganë që kishin ikur nga talebanët. Kjo ndodhi njëzet vjet më parë. Është e dhimbshme të shohësh të zhvendosen përsëri nga frika dhe pasiguria që ka pushtuar vendin e tyre. Të shpenzosh kaq shumë kohë dhe para, të kesh derdhur gjak dhe jetë të humbura vetëm për të arritur këtu, është një dështim pothuajse i pamundur për t'u kuptuar."

 

Të këshilluara

Jason Statham, baba për herë të dytë

Aktori Jason Statham dhe bashkëshortja e tij, modelja Rosie Huntington Whitely do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin u bë i ditur nga vetë Rosie e cil...

12:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI