Flash

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, procedohet 46-vjeçari me probleme mendore

Lapsi.al 21 August 2021
I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, procedohet 46-vjeçari me

Një 46-vjeçar nga Kavaja po procedohet penalisht pasi dogji një me zjarr një sipërfaqe toke, zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër dhe një banesë të pabanueshme.

Mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

"Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër dhe një banesë të pabanueshme, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit Dh. Ç., 46 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor) pasi në fshatin Synej Kavajë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe tokë, ku zjarri është përhapur dhe ka djegur një banesë të vjetër (e pabanuar), në pronësi të shtetasit I. M., disa rrënjë ullinjë në pronësi të shtetasit B. M., dhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI