Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Jeff Bezos padit NASA-n

Lapsi.al 19 August 2021
Jeff Bezos padit NASA-n

Kompania hapësinore e Jeff Bezos, “Blue Origin”  ka paditur së fundmi NASA-n.

Sipas mediave, padia ka të bëjë me vendimin për t’i dhënë një kontratë të uljes hënore (prej 2.9 miliardë dollarësh) kompanisë SpaceX të Elon Musk. Kompania e Bezos, tha se kishte “probleme themelore” me marrëveshjen, duke e quajtur atë të padrejtë. Mosmarrëveshja buron nga një vendim në prill për t’ia dhënë kontratën një kompanie, jo dy siç pritej, për shkak të një mungese financimi.Në një paraqitje gjyqësore, “Blue Origin” tha se vazhdoi të besonte se duheshin dy ofrues për të ndërtuar sistemin e uljes, i cili do të transportonte astronautët në sipërfaqen e Hënës qysh në vitin 2024. Kompania akuzoi NASA-n për “vlerësim të paligjshëm dhe të pahijshëm” të propozimeve të saj gjatë procesit të tenderit.Shefja e kërkimeve njerëzore të NASA-s, Kathy Lueders, pranoi se buxheti aktual i agjencisë hapësinore e përjashtonte atë nga përzgjedhja e dy kompanive. Kjo ndodhi pasi Kongresi i dha vetëm 850 milionë dollarë nga 3.3 miliardë dollarë që kërkoi për projektin. NASA duhet të paraqesë një përgjigje ndaj veprimit ligjor deri më 12 tetor.

Të këshilluara

Bebe Rexha zbulon 25 gjëra për veten e saj

Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi  është bërë pjesë e rubrikës së “Us Weekly” dhe ka treguar për fansat 25 gjëra veten e saj. 1.Jam fanse e muzikës klasike. Ja...

11:12

Përse IKEA është aq e suksesshme

IKEA është një kompani që ka për bazë mobiljet dhe aksesorët e shtëpisë mjaft praktike, të dizajnuara mirë dhe të përballueshme për të gjithë konsumatorët, por ...

13:09

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI