Flash

Humbja e një palë gërshërëve vë në alarm burgun e Drenovës

Lapsi.al 19 August 2021
Humbja e një palë gërshërëve vë në alarm

Dy ditë më parë, në burgun e Drenovës kanë humbur një palë gërshërë që përdorin infermierët për nevojat e të burgosurve. Gjithçka ka nisur pas humbjes së një palë gërshërëve kur në shërbim ka qenë një infermier nga Korça i cili pretendon se i ka lënë gërshërët në infermieria, por kur është bërë inventari ato mungonin. Ato mendohet se mund t'i ketë marrë një nga të dënuarit e rrezikshëm që vuan dënimin aty, Klement Ibrahimi.

Në këtë burg ndodhet i penduari i drejtësisë Lefter Reçi, i cili ka dëshmuar kundër dy personazheve të njohur të botës së krimit, të dënuar më parë, Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha. Dyshimet janë se këtij personi dhe të tjerëve mund t’u rrezikohet jeta brenda në burg. Ndërkohë po hetohet lidhur me këtë ngjarje, ku pritet të vëzhgohen edhe kamerat e sigurisë për të parë se si kanë humbur gërshërët.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendi...

07:52

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI