Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Llava e betonit nuk kursen as Alpet, ndërtimet pa kriter dhe HEC-cet “pushtojnë” Valbonën

Lapsi.al 17 August 2021
Llava e betonit nuk kursen as Alpet, ndërtimet pa kriter dhe HEC-cet

Rekordet e reja të temperaturave të larta vit pas viti po çojnë gjithnjë e më shumë turistë drejt alpeve, por bashkë me vizitorët po ngrihet një infrastrukture ndërtimesh dhe objektesh industriale pa kurrfarë kriteri.

Valbona, një pikat më të vizituara të turizmit malor në vend me lirimin e masave kufizuese është mbushur me turistë si kurrë më parë. Gjeografia e vizitorëve është zgjeruar me arabë, indianë, çekë, ukrainas, polakë dhe më pak gjermanë e franceze të cilët nuk preferojnë të shëtisin në vende ku prevalon betoni.

Deri tre vite më parë në Valbonë akomodoheshin deri në 600 turistë në natë, por tani kapacitetet akomoduese strehojnë rreth 1200 të tillë. Lajmi për rritjen e shtretërve do të ishte i mirë nëse bujtinat e reja do të ishin konform mjedisit dhe natyrës. Por jo! Shumë prej tyre po bëhen në një rrip zalli që deri dje ka qenë shtrati i lumit.

Astriti një banor autokton i zonës që e ka në shtëpi planin rregullues të fshatit, thotë se asnjë ndërtesë nuk e ka respektuar rregullat. Gjithsekush ka ndërtuar sipas shijeve dhe interesave të tij pa marrë në konsideratë zhvillimin e qëndrueshëm në një pikat me atraktive të turizmit malor në Rajon dhe Europë. Diku ndërtesa me 6 dhe 7 kate diku fasada me gips, ndonjë emigrant nga Anglia ka imponuar stilin britanik dikush tjetër atë Amerikan, por ka edhe kabina prej druri.

Më të frikshme duken ndërtesat mbi shtatin e lumit. Lart në fshat Lumi i Valbonës rrjedh nën zall dhe nuk është i dukshëm. Uji dhe rrjedha e lumit nisin kur mbaron fshati. Edhe pse të gjithë e dinë se lumi rrjedh nën gurë dhe qëmoti kur bora e madhe ka rënë në aple, në pranverë shkrirja e saj ka përpirë edhe shtëpitë rrëzë malit, ndërtesat vijojnë të ndërtohen në heshtje.

Shtrati natyror i lumit është shpërbërë në të gjithë gjatësinë e tij. Fillimisht u mbush me inerte që gjeneroheshin nga ndërtimet e reja, më pas u sheshuan dhe tani janë bërë troje për lloj -lloj objektesh. Deri vjet kishte vetëm disa kabina druri, por tani po hedhin shtat strukturat prej betoni.

Pak më poshtë kësaj katrahure, sapo lumi nxjerr kryet nga zalli e pret një kanal betoni që e çon ujin drejt te hidrocentrali. Edhe pse banorët kanë fituar disa beteja ligjore ne gjykata, HEC-et tashmë janë vënë në punë.

Bujtinat shtohen, por shërbimet……

Bujtinat dhe hotelet shumëkatëshe po shtohen dita ditës, por punëtoret që duhet të shërbejnë në to mungojnë. Lugina është shtuar me objekte, por infrastruktura turistike mungon. Nuk ka market, nuk ka mjek dhe bizneset vuajnë nga mungesa e zinxhirit të turizmit si transporti, pastrimi dhe furnizimet e përditshme. Astriti i cili kujdeset për hotelin “Bujtinat e Luginës” ka disa ditë që kërkon pastruese por nuk gjen. Të gjitha shërbimet po i bën vetë. Kujdeset për pritjen e turistëve, akomodimin, plotësimin e ndonjë kërkese. Pothuajse si ai shumica e bujtinave dhe hoteleve në Valbonë vuajnë mungesën e stafit. Nuk ka një linjë transporti nga Tropoja në luginë që të mund të çojë punonjës. Disa hotele e kanë zgjidhur problemin e transportit të punonjësve në mënyrë vetjake, por hotelet e vogla nuk e përballojnë dot. Mungesa e punonjësve dhe fuqisë punëtore krijon shpesh pakënaqësi të turistët.

Infrastruktura e dobët….

Furnizimi më energji elektrike mbetet një problem i përhershëm, uji dhe kanalizimet gjithashtu, si ne dimër edhe ne vere. Gjatë sezonit të dimrit, hotelet dhe bujtinat kthyen mbrapsht qindra turistë për mungesë të energjisë elektrike edhe pse bora qëndroi për një kohë të gjatë dhe kjo i favorizonte ardhjen e vizitorëve. Linjat e vjetra të energjisë nuk e përballojnë më as motin e keq dhe as kapacitetet që po shtohen dita -ditës. Dritat ikin në çdo kohë me orë të gjata si në dimër, si në verë, duke u bërë shkak për ikjen e turistëve shpesh edhe para kohës së prenotimit. Problemi i furnizimit me ujë është shqetësim për shumë bujtina edhe pse prej andej ka plot burime. Këto ditë është çarë rruga kryesore, për të sistemuar ujërat e zeza, e cila me gjasë do të mbetet e shkatërruar pasi tubat e ujit të futen në tokë si, një praktikë e njohur tashmë kudo në vend.

Edhe pse disa kosha gjenden për hedhjen e mbeturinave, plastikat dhe kanoçet janë të shpërndara gjithandej dhe krijojnë një imazh shume negativ në sytë e vizitoreve. Megjithë problematikën Alpet mbledhin çdo vit e më shumë turistë, duke shtuar bashkë më ta edhe sfidat për një menaxhim dinjitoz të turizmit në këtë zonë./Monitor

Të këshilluara

Kushdo, kurdo, #kudomeVodafone

Turistë e vendas. Të huaj e shqiptarë. Sot, nesër, gjithë verën e përherë. Në mal e në det. Kushdo, kurdo, kudo mund të memorizojë e të shpërndajë në median soc...

17:14

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI