Flash

Zjarret në vend/ Vijon të digjet prej ditësh Maja e Rrunës në Kukës, pritet helikopteri për ndërhyrje

Lapsi.al 16 August 2021
Zjarret në vend/ Vijon të digjet prej ditësh Maja e Rrunës

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike në disa zona kryesisht në zonën veriore dhe verilindore të vendit. Në Majën e Rrunës terreni mjaft i vështirë dhe era e fortë vijon të mbajë aktive vatrat e zjarreve në lakun e Thive dhe të Mollave. Ndonëse në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, punonjës të pyjores dhe të komunitetit, zjarri nuk është shuar ende.  Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ajri pasi situata paraqitet e vështirë.

Edhe në qarkun e Lezhës situata e zjarreve paraqitet problematike veçanërisht në njësinë administrative të Kolshit. Deri më tani në këtë zonë sipërfaqja e përshkuar nga zjarri është mbi 30 hektarë, nga të cilat 15 hektarë me shkurre dhe pemë janë djegur plotësisht. Më e përmirësuar duket situata e zjarreve në fshatin Thirrë të bashkisë Mirditë. Këtu zjarri ka përshkuar një sipërfaqe rreth 220 hektarë nga të cilat janë djegur 140 hektarë pyje me ahe, dushqe dhe pishë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit këtë të hënë

Sipas MeteoAlb: Oret e para te dites do te jene me kthjellime ne ultësirën perendimore, ndersa kalime te pakta vranesirash do te kete pergjate zonave malore. Po...

07:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI